Sulmi në uzinën e Gramshit, hapet bagazhi i makinës luksoze të rusëve, zbulohet provë e re - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmi në uzinën e Gramshit, hapet bagazhi i makinës luksoze të rusëve, zbulohet provë e re

    Insajderi
    23 August 2022 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një palë targa të falsifikuara janë gjetur në automjetin e dy rusëve dhe ukrainasit që u arrestuan nën dyshime për spiunazh, pas incidentit në fabrikën e armëve në Gramsh. Targat në fjalë janë gjetur në bagazhin e makinës luksoze, “Chevrolet”, me të cilën ata lëviznin.

    Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe hyri para 5 ditëve nga Rinasi, Mikhail Zorin nga Muriqani dhe 25-vjeçari ukrainas Fjodor Mihajlov me makinën ‘Chevrolet’ nga Porti i Durrësit, raporton ABC news.

    Për Prokurorinë e Elbasanit e cila ka në dorë hetimet, 3 të rinjtë nuk janë thjesht blogerë por dyshohen për spiunazh. Hetimi po orientohet për të verifikuar çdo lidhje të mundshme me shërbimet sekrete të huaja. Ndaj tyre janë ngritur 3 akuza, mes të cilave edhe sigurimi dhe dhënia e informacioneve ushtarake.

    Tre të rinjtë janë në paraburgim dhe akuzohen zyrtarisht për 3 vepra penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim. Deri më tani në lidhje me këtë ngjarje nuk ka pasur asnjë reagim nga ambasada ruse në Tiranë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark