Mot i paqëndrueshëm, surprizat që na presin ditën e premte - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mot i paqëndrueshëm, surprizat që na presin ditën e premte

    Insajderi
    25 August 2022 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dita e premte do të vijojë të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim.

    Në mesditë e pasdite reshje shiu me intensitet të ulët në zonat e ulëta, ndërsa në juglindje lokalisht reshjet fitojnë intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

    Era me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-10m/s. Sipas SHMU valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

    Temperaturat parashikohen:                                                                                                                                          

    në zona malore13 deri 31°C                                                                                                                                                         

    në zona e ulëta 16 deri 34°C                                                                                                                                                                

    në zona bregdetare 17 deri 33°C


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark