Kryesisht në Greqi e Turqi po i kalojnë pushimet shqiptarët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryesisht në Greqi e Turqi po i kalojnë pushimet shqiptarët

    Insajderi
    27 August 2022 - 16:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqiptarët pushuan jashtë vendit të tyre këtë sezon turistik veror. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, vetëm në korrik nga vendi dolën mbi 550 mijë qytetarë, duke shënuar kështu një rekord të ri.

    Po çfarë i ka shtyrë shqiptarët këtë verë që të largohen nga vendi dhe cilat kanë qenë destinacionet kryesore?

    Sipas INSTAT, në harkun e muajve janar-korrik, numri i shqiptarëve që u larguan nga vendi, kryesisht për pushime arriti në mbi 3 milionë.

    Nga të dhënat paraprake, përveç numrit të konsiderueshëm, shtet e tjera kanë përfituar edhe shuma të konsiderueshme nga shqiptarët.

    Një tjetër element që duket se ka ndikuar ishte perceptimi i çmimeve të larta të pushimeve në vend por edhe ofertave agresive të ofruara nga vende të tilla si Turqia, Greqia, Mali i Zi për pushime “të gjitha të përfshira”, thonë ekspertët. /A2News


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark