Shifra e “çmendur”, gazetarja zbulon për herë të parë pasurinë e Ervis Martinaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shifra e “çmendur”, gazetarja zbulon për herë të parë pasurinë e Ervis Martinaj

    Insajderi
    28 August 2022 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasuria e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj llogaritet në 600 milion euro.

    Lajmin e bën të ditur gazetarja e njohur Anila Hoxha, sipas të cilës Martinaj vendosi nga bota e errët një pasuri prej 600 milion eurosh.

    “Ervis Martinaj llogaritet se nga bota e errët vendosi një pasuri gati 600 milionë euro”, shkruan gazetarja.

    Shifra është e “çmendur”, por jo për ata që e njohin botën e errët të basteve dhe faktin se 40-vjeçari dominonte tregun në Tiranë dhe rrethe.

    Ervis Martinaj, është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.

    Ervis Martinaj është përmendur edhe në gjyqin ndaj Emiliano Shullazit.

    Martinaj ka qenë pronar i disa pikave të basteve dhe kazinove dhe është përmendur në 2016 për ngjarje të rënda kriminale. Po ashtu Martinaj ishte i përfshirë në masakrën e ndodhur në Bllok në 4 tetor 2018, ndërsa pas kësaj ngjarje ai u arrestua por më pas u la i lirë pasi pagoi një shumë të madhe parash.

    Emri i Ervis Martinajt, doli në skenë edhe pas dëshmisë së vrasësit me pagesë Nuredin Dumani.

    Ai rrëfeu se Martinaj i kishte ofruar 500 mijë euro, për eliminim e Endrit Dokles, numrit 2 të bandës së Durrësit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark