Gjyshi plagos aksidentalisht me çifte mbesën 25-vjeçare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjyshi plagos aksidentalisht me çifte mbesën 25-vjeçare

    Insajderi
    28 August 2022 - 17:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Patos Fshat të Fierit.

    Një 82-vjeçar me inicialet A.M. ka plagosur me çifte mbesën e tij 25-vjeçaren A.S.

    25-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital. Ajo është nën kujdesin e mjekëve dhe sipas informacioneve është jashtë rrezikut për jetën.

    Dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale dhe se gjyshi ka qenë duke pastruar çiften kur pa dashje ka shkrepur armën dhe ka plagosur vajzën.

    Sipas informacioneve, grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes./tvklan.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark