Hakerat publikojnë numrat e telefonit të qytetarëve shqiptarë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hakerat publikojnë numrat e telefonit të qytetarëve shqiptarë

    Insajderi
    29 August 2022 - 19:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Faqja “Homeland Justice” e njohur ndryshe si “Drejtësia e Atdheut”, ka bërë sëfundmi publike të dhënat personale dhe numrat e telefonit të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

    Marrja e informacioneve dyshohet të jetë bërë pas hakërrimit që iu bë në muajin korrik disa prej web-ve të institucioneve shqiptare.

    Ndërkohë që më herët “Homeland Justice” ka bërë publike edhe e-maile të institucioneve më të rëndësishme shqiptare, përfshirë edhe ato të kryeministrit Edi Rama.

    Përveç institucioneve ligjzbatuese shqiptare, për këtë çështje në vendin tonë kanë ardhur dhe specialistë nga FBI-ja amerikane për të hetuar rastin./abcnews.al/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark