Lahaj për rastin e 11 vjeçares: E përjetova thellë dhe rëndë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Kulturë

    Lahaj për rastin e 11 vjeçares: E përjetova thellë dhe rëndë

    Insajderi
    30 August 2022 - 17:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e djeshme, u trondit publiku i gjerë për dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë.

    Pas këtij rasti, reaguan shumë fytyra publike.

    Ndër të tjera, ka reaguar edhe tenori i njohur kosovar, Ramë Lahaj.

    Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook është shprehur i prekur për rastin.

    “Si vëlla i 4 motrave e dajë i 13 mbesave, e përjetova thellë dhe rëndë ngjarjen që ka ndodhë dje në Prishtinë. Mundem me thanë që përgjegjësia, turpi, marrja e degjenerimi bien mbi të gjithë ne. Fajin e kemi të gjithë! Thuhet se ishin 5 persona, e për mua kjo përfaqëson realitetin e degjenerimit momental në shoqërinë tonë! Një krim i organizuar! Zoti na ka harru, sepse kemi humbë fillimisht vetveten, dashninë e respektin për njani tjetrin, andaj edhe nuk kemi ku ngushëllohemi më”, ka shkruar Lahaj.

    Nesër (e mërkurë) do të mbahet protestë nga ora 12:00


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark