Babai përplas aksidentalisht me makinë djalin 6-vjeçar në Korçë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai përplas aksidentalisht me makinë djalin 6-vjeçar në Korçë

    Insajderi
    30 August 2022 - 22:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 19:30, në lagjen nr. 6, Korçë, shtetasi R. K., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar djalin e tij të mitur 6-vjeçar.

    I mituri ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin intensiv të mjekëve.

    Njoftimi i plotë:

    Korçë/Informacion paraprak

    Më datë 30.08.2022, rreth orës 19:30, në lagjen nr. 6, Korçë, shtetasi R. K., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar djalin e tij të mitur 6-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve.

    Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, raporton abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark