Insajderi
Biznes

Stabilizohet situata e furnizimit me energji elektrike pas rikthimit të bllokut B2 dhe A3

Insajderi
01 September 2022 - 15:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Stabilizohet situata e furnizimit me energji elektrike pas rikthimit të bllokut B2 dhe A3
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Keds njofton konsumatorët se janë ndalur kufizimet e energjisë elektrike me hyrjen në prodhim të bllokut B2 dhe A3, pasi që gjendja është stabilizuar për momentin.

Pavarësisht kësaj, kursimi është i domosdoshëm! Prandaj, Keds fton konsumatorët t’i bashkohen thirrjes së tyre për kursim të energjisë sepse çdo kilovat është i rëndësishëm të kursehet duke marrë parasysh krizën energjetike që ka kapluar gjithë botën.

Keds në vazhdimësi do përcjell udhëzime praktike se si mund ta kurseni energjinë elektrike dhe ta përdorni racionalisht.

Në këto rrethana të vështira, ajo se çfarë na duhet është të jemi të bashkuar për tejkalimin e krizës.

Bashkë ia dalim!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark