Humb jetën një 22-vjeçar, goditet nga rryma elektrike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Humb jetën një 22-vjeçar, goditet nga rryma elektrike

    Insajderi
    01 September 2022 - 19:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Tetovës njofton se një 22-vjeçar nga Bogovina ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes nga rryma elektrike.

    Rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:20. Viktima ishte duke punuar në ndërtimari.

    “Sot (1 shtator) në ora 12:20 në SPB-Tetovë është raportuar se në Spitalin Klinik të Tetovës është sjellë 22-vjeçari E.I. nga Bogovina e Tetovës, i cili paraprakisht sipas raportit fillestar ka pësuar lëndime të rënda nga goditja elektrike derisa ishte duke punuar pasi ishte angazhuar në punime ndërtimtarie (fasadës) te një objekt shkollor në Kamjan të Tetovës”, thonë nga SPB-Tetovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark