Ditë më parë kërkoi drejtësi për djalin, sot u vra në mes të rrugës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ditë më parë kërkoi drejtësi për djalin, sot u vra në mes të rrugës

    Insajderi
    02 September 2022 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 57-vjeçar u vra këtë pasdite në lagjen “Guerrile” të Shkodrës.

    Ismet Çekorja ishte objektivi i sulmit me armë zjarri. Ndaj tij autori/ët ende të paidentifikuar qëlluan disa herë duke e lënë të plagosur rëndë.

    57-vjeçari u dërgua në spital, por nuk mundi t’i bëjë ballë plagëve të marra, shkruan TCh.

    Pak ditë më parë, Çekorja doli në një konferencë për media ku kërkonte nga shteti drejtësi për djalin e tij (Bajram Çekorja) të shpallur në kërkim për plagosje duke thënë se ai është i pafajshëm.

    Djali i viktimës u shpall në kërkim pasi dyshohet si njëri prej atentatorëve të mbrëmjes së 25 gushtit ndaj Alban Brucit. Ndaj këtij të fundit u qëllua 19 herë, por i njëjti shpëtoi pa marrë asnjë plagë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark