VIDEO/ Preku të miturën në vende intime, shoqërohet në polici 76-vjeçari në Tiranë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VIDEO/ Preku të miturën në vende intime, shoqërohet në polici 76-vjeçari në Tiranë

    Insajderi
    03 September 2022 - 21:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nuk është bërë ende një javë nga përdhunimi i 11 vjeçares në Prishtinë nga 5 persona dhe në redaksinë e JOQ ALBANIA mbërrijnë pamje edhe më të tmerrshme.

    Siç mund të shihni në videon e mëposhtme, një i moshuar, thuhet se banon në zonën e Selitës në Tiranë, prek në vendet intime një vajzë të mitur.

    Në videon e mëposhtme, i moshuari shihet pranë dy fëmijëve, teksa në një moment kontrollon me sy nëse e sheh dikush dhe më pas fut dorën në pjesën e pasme të vajzës së mitur.

    Videoja është filmuar nga një i ri, i cili tregon për JOQ se i moshuari bën si i mirë me fëmijët dhe u blen shumë gjëra në dyqane, por duket se ky është përfitimi i tij.

    76-vjeçar është shoqëruar në polici pasi është parë të kryejë vepra të turpshme me një të mitur. Rasti është bërë publik në rrjete sociale fillimisht dhe më pas i moshuari është identifikuar dhe shoqëruar. Sipas policisë ai akuzohet për veprën penale “Vepra të turpshme”.

    Njoftimi
    “Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, që bën fjalë për një rast denoncimi të një shtetasi që kryen vepra të turpshme ndaj një shtetaseje të mitur, ju sqarojmë se:

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas transmetimit të pamjeve, menjëherë kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasin Sh. C., 76 vjeç, banues në Tiranë.

    Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 ndaluan me inicativë shtetasin Sh. C., për veprën penale “Vepra të turpshme”.

    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët, për bashkëpunimin, dhe i fton që të vazhdojnë të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast paligjshmërie që ata evdientojnë”./s JOQ ALBANIA 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark