Insajderi
Biznes

KEDS bën thirrje për kursim për Institucione, dhe Kompani Publike e Private

Insajderi
08 September 2022 - 13:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KEDS bën thirrje për kursim për Institucione, dhe Kompani Publike e Private
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas KEDS aq sa është e rëndësishme të kemi furnizim me energji elektrike po aq jetik është edhe kursimi i energjisë elektrike.

Për kursim sa më të madh të energisë elektrike, ndihmesë të madhe paraqet bashkëpunimi me të gjitha institucionet publike, kompanitë private, bankat, hotelieritë dhe të gjitha kategoritë tjera.

Që kursimi i energjisë elektrike të jetë sa më lehtë i aplikueshëm dhe praktik, ekspertët e KEDS kanë disa rekomandime.

  • Meqenëse po i afrohemi stinëve të ftohta, duhet pasur parasysh që ngrohja me energji elektrike përbën rreth 70% të faturës mujore. Nga kjo kuptohet se shpenzuesi më i madh i energjisë është ngrohja. Andaj, nëse është e mundur  siguroni mundësi alternative të ngrohjes, sepse mosngrohja me energji elektrike do ta ndihmonte shumë sistemin.
  • Temperatura e rehatshme e dhomës gjatë dimrit parashihet të jetë 18 deri më 21 gradë, andaj gjatë ditës ngrohja mund të ndalet për disa orë.
  • Kur përdorimi i energjisë elektrike në ndërtesa publike është i panevojshëm pas përfundimit të punës, ne rekomandojmë që të bëhet shkyçja e të gjitha objekteve, përveç aty ku cenohet siguria.
  •  Në përfundim të orarit të punës aty ku është e mundur, të ndërpritet energjia elektrike në mënyrë automatike apo të bëhet shkyçje përmes paisjeve të mençura.

KEDS tregon që në kohë krize çdo kilovat i kursyer është i vlefshëm, andaj të fillojmë nga sot, t’i ndalim pajisjet që nuk i përdorim dhe të kursejmë në mënyrë maksimale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark