Aksident i rëndë në Astir, kamioni përplas për vdekje këmbësoren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë në Astir, kamioni përplas për vdekje këmbësoren

    Insajderi
    13 September 2022 - 20:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në zonën e Astirit në Tiranë.

    Mësohet se një kamioni ka përplasur një këmbësore, e cila ka humbur jetën në vend.

    Ngjarja ka ndodhur në zonën ku po kryhen punimet e Unazës së Madhe, ndërsa kalimtarja 35-vjeçare ka qenë duke kaluar rrugën.

    Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhje ne plotë të rrethanave të aksidentit.

    Njoftimi i policisë:

    Tiranë/Informacion paraprak

    Më datë 13.09.2022, në Unazë të Re, në rrugën Teodor Keko, mjeti me drejtues shtetasin S. K., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. N., 35 vjeçe. Si pasojë e aksidentit shtetasja E. N. ka ndërruar jetë.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark