Insajderi
Biznes

Fabrika më e re dhe më moderne e betonit në rajon, Ariani Company

Insajderi
15 September 2022 - 13:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fabrika më e re dhe më moderne e betonit në rajon, Ariani Company
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ariani Company është kompani private ndërtimi e themeluar në vitin 1996 në qytetin e Vushtrrisë. Posedon eksperiencë mbi 20 vjeçare, përkushtim, vendosshmëri, dhe staf profesional.

Përveç ndërtimeve të komplekseve jashtëzakonisht cilësore dhe të rehatshme, Ariani Company ndër vite është degëzuar edhe në aktivitete të tjera, si prodhimin e dyerve dhe dritareve nga plastika dhe alumini dhe prodhimin e betonit.

Fabrika e betonit është njëra ndër hapësirat dhe aktivitetet më të reja në të cilat është përfshirë kompanija. Është njëra ndër fabrikat e betonit më të reja dhe më moderne në rajon. Me investim 2.5 milion euro, fabrika e re e Ariani Company posedon dy betonjerka. Me cilësi të madhe të betonit, fabrika ofron kapacitete prej 200 m3 për orë.

Kjo fabrikë përveqëse ka ndikuar në rritjen e kualitetit dhe cilësisë në vet ndërtimet e kompanisë,  Ariani Company ofron edhe shërbime për klient të jashtëm.

Ariani Company mund të realizoj me sukses projekte deri rreth 200.000 m² për vit, duke përfshirë komplekset banesore dhe ato rezidenciale, si dhe qendrave tregtare dhe komplekseve afariste.

Cilësia e betonit që prodhohet në këtë fabrikë është testuar dhe vërtetuar përmes analizave dhe testeve të ndryshme të kryera nga institucionet e ndryshme të çertifikuara ndërkombëtare.

Fabrika gjendet në magjistralën Prishtinë – Mitrovicë

Për më shumë informata vizitoni webfaqen: https://arianicompany.com/  apo kontaktoni 044 900 800


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark