​Aksidentohet rëndë 30-vjeçari nga Kosova në Shëngjin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Aksidentohet rëndë 30-vjeçari nga Kosova në Shëngjin

    Insajderi
    15 September 2022 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident me pasojë e një shtetasi nga Kosova ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në Shëngjin të Shqipërisë.

    Drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike, duke përfunduar në trotuar.

    Kanë qenë banorët që kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën dhe i plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

    Mësohet se drejtuesi ishte rreth 30 vjeç dhe kishte ardhur në Shëngjin për pushime./Top Channel/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark