
Ministria e Punëve të Brendshme në Serbi ka bërë të ditur se pjesëtarët e Drejtorisë së Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd, kanë thyer një zinxhir të kontrabandës së drogës nga Shqipëria përmes Kosovës dhe kanë konfiskim 50 kilogramë marihuanë, raportojnë mediat serbe, transmeton Insajderi.
Në njoftim thuhet se pesë persona janë arrestuar në Beograd për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.
Sipas njoftimit, i dyshuari S. M. (1993) dhe I. Zh. (1999) u arrestuan pasi kishin poseduar marihuanë dhe me atë rast iu gjetën rreth 30 kilogramë nga kjo lëndë narkotike, ndërsa A.D. (1980), D. M. (1973) dhe G.K.(1981) që sillnin drogë nga Kosova – me një automjet pasagjerësh me shenja të misionit të OSBE-së – u arrestuan kur tentuan të arratiseshin me automjet nga vendi i dorëzimit.
Të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës me kallëzim penal do t’i dorëzohen Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd.