A është vrarë Ervis Martinaj? Rama: Përgjigjia pak a shumë dihet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    A është vrarë Ervis Martinaj? Rama: Përgjigjia pak a shumë dihet

    Insajderi
    17 September 2022 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë kaluar 10 ditë që nga ultimatumi i kryeministrit shqiptar Edi Rama ndaj policisë së shtetit të cilës i kërkoi që të zbulojë sa më parë çfarë ka ndodhur me Ervis Martinajn, por ende nuk ka asnjë të dhënë zyrtare.

    Rama sot tha se përgjigjja pak a shumë dihet, por se policia duhet ta mbështesë në prova. Më tej Rama shtoi se do ta kemi përgjigjen zyrtarisht shumë shpejt.

    Nëse përgjigjja do të ishte aty dhe do të ishte mbajtur e fshehur do të dilte për 9 ditë, por besoj se duhet të keni pak më shumë durim për të marrë një përgjigje përfundimtare dhe unë jam besimplotë që do ta kemi shumë shpejt. Sepse përgjigjja e Policisë së Shtetit duhet të jetë një përgjigje që duhet të mbështetet dhe në prova, nuk është thjesht një përgjigje të cilën pak a shumë e kemi që sot, por s’mund të thuhet zyrtarisht sepse kërkon të jetë e provuar”, deklaroi Rama.

    10 ditë më parë Rama tha se është e papranueshme, që policia nuk di t’i thotë publikut nëse personazhi më i errët i botës së krimit është gjallë apo i vdekur. Rama tha se kjo dilemë duhet zbardhur menjëherë dhe se nëse Martinaj është vrarë, kjo i duhet bërë me dije publikut, e nëse jo duhet kapur për t’ju dorëzuar drejtësisë. Megjithatë ende duhet të presim pasi policia sipas Ramës po mbledh prova.

    Zhdukja pa lënë gjurmë e Martinajt ka ardhur pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani gjatë muajit maj në kuadër të operacioni Plumbi i Artë, kohë kur Martinaj u shpall në kërkim nga SPAK. Familjarët thanë se kanë humbur çdo kontakt me Martinajt më 7 gusht.  Martinaj njihet si personazhi që mpleksi fortë krimin me institucionet shtetërore, kryesisht policinë, duke mos bërë më dallimin se ku mbaron mafia dhe ku fillon shteti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark