
Liqeni i Ohrit dhe Liqeni i Prespës, dy nga liqenet më të vjetër të Evropës, shtrihen në një zonë malore përgjatë kufijve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Greqisë.
Liqenet kanë ekzistuar për të paktën 1 milion vjet dhe ndoshta edhe më gjatë.
Kështu shkruan “NASA Earth” në faqen e saj në Facebook dhe Twitter krahas një imazhi satelitor të liqeneve të kapur më 19 gusht 2022.
Lake Ohrid and Lake Prespa, two of Europe’s oldest lakes, lie in mountains along the borders of North Macedonia, Albania, and Greece. The lakes have persisted for at least 1 million years, possibly longer. Ohrid has a mean depth of 155m to Prespa's 14m. https://t.co/Cp95gCKVGv pic.twitter.com/JsTkPVS3Hd
— NASA Earth (@NASAEarth) September 17, 2022
Ohri është më i madhi dhe më i thelli nga të dy, me një thellësi mesatare prej 155 metrash. Prespa ka një thellësi mesatare prej 14 metrash.
Shumica e miliona liqeneve në botë janë më pak se 18 mijë vjet të vjetra dhe u formuan kur akullnajat u shkrinë në fund të Epokës së Akullnajave. Gjeologët klasifikojnë vetëm 30 liqene, duke përfshirë Ohrin dhe Prespën, si “të lashtë”, shkruan NASA.
Në vitin 2010, shkencëtarët e Unionit Ndërkombëtar Astronomik i dhanë emrin Ohër një liqeni në Titan, një hënë që rrotullohet rreth Saturnit.