Rama për krizën energjetike: Kosova po përgatitet për një dimër të rëndë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama për krizën energjetike: Kosova po përgatitet për një dimër të rëndë

    Insajderi
    17 September 2022 - 21:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se Kosova po përgatitet për një dimër të rëndë sa i përket energjisë elektrike dhe se Shqipëria do ta mbështet sa më shumë që ka mundësi.

    Rama gjatë një bisede online me qytetarët dhe mediat, tha se me transformimin e termocentralit në Vlorë, do të prodhojë 300 megavat dhe dy termocentralet lëvizëse do të japin 114 megavat që është e rëndësishme për një balancë energjetik në kushtet e krizës.

    Sipas tij, dy termocentralet lëvizëse janë si një rezultat i një pune të madhe diplomatike deri në nivel më të lartë dhe do të nisin të prodhojnë në janar të vitit 2023.

    Atyre që më përmendin Kosovën i them se Kosova ka halle shumë më të mëdha që janë të një natyre tjetër, që janë halle që vinë nga një strukturë tjetër e prodhimit të energjisë dhe nuk është çështja e Qeverisë sot. Por Kosova ka kufizime të rënda energjie dhe përgatitet për një dimër edhe më të rënd. Ndërkohë, ne jemi në bashkëpunim të ngushtë me Kosovën për të dhënë e për të marrë, që të mbështesim njëri tjetrin dhe ta mbështesim Kosovën sa më shumë “, tha ai.

    Ai tha Shqipëria do të jetë ekspertues neto i energjisë brenda vitit 2030.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark