Policia “kap” Mbretëreshën në Kukës pas padisë së kryebashkiakut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Policia “kap” Mbretëreshën në Kukës pas padisë së kryebashkiakut

    Insajderi
    19 September 2022 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kukësit e ka zhvendosur nga sheshi i Pallatit të Kulturës bustin e Mbretëreshës Elisabeth II, e cila ishte vendosur aty nga persona ende të panjohur në shenjë respekti.

    Gjithçka ndodhi pasi kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici u ndje i fyer nga ky veprim, ku me sa duket ai ka patur në plan ndonjë vepër edhe më cilësore në nder të Mbretëreshës.

    Mësohet se Safet Gjici ka bërë padi në polici për vendosjen e bustit duke theksuar para oficerëve të policisë gjyqësore se ky veprim kishte fyer komunitetin kuksian.

    Pas heqjes nga sheshi, busti është dërguar në ambientet e rajonit të Policisë së Kukësit, ku efektivët janë duke bërë procedurat për të gjetur personat që e vendosën aty duke paragjykuar qëllimin e mirë të tyre me sa duket.

    Duket se “fjalën” për bustin e Mbretëreshës Elisabeth do ta mbajnë vetëm hasjanët, të cilët kanë premtuar vendosjen e bustit aty, i cili do të ngrihet me paratë e “çunave të Londrës”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark