Qendra Evropiane për Lirinë e Mediave reagon kundër sulmeve kibernetike ndaj mediave të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qendra Evropiane për Lirinë e Mediave reagon kundër sulmeve kibernetike ndaj mediave të Kosovës

    Insajderi
    19 September 2022 - 18:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediat në Kosovë janë duke u përballur me sulme kibernetike, përfshirë edhe Gazetën Insajderi. Lidhur me këtë ka reaguar Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias.

    Ata kanë dalur kundër këtyre sulmeve ndaj mediave.

    “Që nga 5 shtatori 2022, disa media online në Kosovë kanë përjetuar sulme kibernetike, duke i detyruar ato të qëndrojnë jashtë linje deri në gjashtë orë. Disa nga mediat online që kanë përjetuar sulme kibernetike janë Koha.net, Gazeta Express, Insajderi.org, Klan Kosova dhe Nacionale:, thuhet në reagi,

    Ndër të tjerash nga kjo Qendër Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias theksuan se janë duke i përcjllur këto zhvillime.

    “Më 16 shtator, Policia e Kosovës përmes emailit ka konfirmuar për ECPMF se ka nisur hetimet për këto incidente: “Policia e Kosovës është e informuar për këto sulme dhe në koordinim me Prokurorinë e Kosovës po kryen hetimet.ECPMF do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet”, përfundoi reagimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark