Sali Berisha thirret në Prokurori, do të dëshmoj për privatizimin e dyshimtë ku aksione ka dhënderi i tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sali Berisha thirret në Prokurori, do të dëshmoj për privatizimin e dyshimtë ku aksione ka dhënderi i tij

    Insajderi
    21 September 2022 - 20:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të thirret javën e ardhshme në SPAK. Berisha do të thirret për të dhënë dëshminë e tij për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

    Po ashtu në pyetje do merret dhe Xhemal Gjunkshi, ish-ushtarak i lartë dhe deputet demokrat.

    Sot në pyetje për këtë çështjes u mor ish-ministri Fatmir Mediu.

    Mediu tha për mediat se ishte pyetur nga prokurorja si person që ka dijeni për çështjen ndërsa kujtoi se nuk mund të fliste më shumë detaje si pasojë e sekretit hetimor.

    Privatizimi i ish-kompleksit Partizani u bë gjatë kohës kur Berisha ishte kryeministër dhe, sipas PS-së, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e truallit, përfitoi padrejtësisht, miliona euro.

    Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, më 17 nëntor 2020, dorëzoi një kallëzim penal në SPAK, për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Balla ka ngritur akuzë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Një pronë me rreth 10.000 m2, mu në qendër të Tiranës në vitin 2008 e prapa është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë.  Në letrën për SPAK Balla ka kërkoi informacion se çfarë është bërë me këtë hetim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark