Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka marrë ‘rrolin’ e shtetit duke mbajtur konferencë urgjente për grevën në arsim duke ofruar edhe propozime, edhe pse kjo bashkësi është fetare është e thirrur të merret me çështjet që kanë të bëjnë me të dhe jo me punët që i takojnë shtetit. E për këtë, i pari i BIK’ut, Naim Tërrnava është kritikuar nga gazetarë e komentator politik, shkruan Gazeta Metro.
Gazetari Valon Syla, në kritikën drejtuar Tërrnaves, ka thënë se i pari i BIK’ut si prirësi i bashkësisë më të madhe fetare në Kosovë do duhej që të brengoset për ndarjen shtet e religjion.
Tutje Syla është habitur se si Tërrnava nuk foli për asnjë rast dhunimi ndaj të miturave në Kosovë ashtu siç nuk foli për asnjë dëm që grupet islamike ia kanë bërë Kosovës jashtë e brenda vendit.
Ndërsa kritika ka pasur edhe nga komentatori politik, Imer Mushkolaj, i cili i ka bërë thirrje Tërrnaves që mos të merret me punët që nuk i takojnë.
“Kur merresh me punë që s’të takojnë Merruni me xhamia, o vllazën”, ka shkruar Mushkolaj.

Gjithashtu kritika kanë ardhur edhe nga gazetari Astrit Gashi, i cili ka thënë se BIK dhe asnjë bashkësi tjetër fetare nuk duhet të marr rrolin e Kishës Ortodokse Serbe e Ruse që kanë në shtetet e tyre dhe as të Patriarkit Irinej.
Ndryshe, sot Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka marrë rrolin e ‘shtetit’ duke mbajtur një konferencë urgjente siç e kanë quajtur, lidhje me grevën në arsim.
Ai ka bërë thirrje SBASHK’ut që të ndërpresë grevën në arsim. Ai gjithashtu i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që ta miratojë sa më parë Ligjin e Pagave.