Insajderi
Lajme

Ministri Latifi zbulon arsyen pse nuk vendos kravatë por papjon

Insajderi
29 September 2022 - 18:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ministri Latifi zbulon arsyen pse nuk vendos kravatë por papjon
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i ftuar në emisionin Frontal ka treguar se pse mban gjatë gjithë kohës papjon në vend të kravatës.

Ai ka thënë se si kirurg e ka më të lehtë kur ulet për ta kontrolluar pacientin, meqë po të mbante kravatë ajo do të prekte në dyshemeve dhe do të bëhej me pluhur.

Derisa për çizmet e tij karakteristike, ka thënë se janë shumë të rehatshme dhe mund t’i mbash disa orë në këmbë pa pasur ndonjë shqetësim.

“Si kirurg, kur ulesh me e pa të sëmurin, ma mirë është me e mbajtë këtë, sepse kravata prekë në tokë dhe ka mikrobe.

Janë shumë të pushueshme, sidomos me qëndru në sallë të operacionit disa orë, edhe ashtu e kam pas gjithmonë qejf jug-perëndimin e Amerikës”, ka thënë ministri Latifi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark