I ofroi 20 euro ryshfet policit në kufi, arrestohet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I ofroi 20 euro ryshfet policit në kufi, arrestohet

    Insajderi
    04 October 2022 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë, të hënën rreth orës 22, pasi dyshohet se u mundua ta korruptonte policinë.

    Sipas policisë, i dyshuari i ka ofruar zyrtarit policor 20 euro me qëllim që t’ia mundësonte kalimin e kufirit.

    Rasti është inicuar si dhënie e ryshfetit.

    “PKK Vërmicë, 03.10.2022-22:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve i ka ofruar zyrtarit policor 20 euro me qëllim që t’i mundësohet kalimi i kufirit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark