Protesta, pedagogët ultimatum kryeministrit: Presim edhe 13 ditë, në të kundërt s’fillojmë vitin shkollor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Protesta, pedagogët ultimatum kryeministrit: Presim edhe 13 ditë, në të kundërt s’fillojmë vitin shkollor

    Insajderi
    05 October 2022 - 11:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ashti siç dhe kishin paralajmëruar, pedagogët kanë dalë sot në protestë para godinës së Universitetit Politeknik në Tiranë. Mes kërkesave kryesore, pedagogët kanë kërkuar, që të shtohen fondet për kërkim shkencor dhe rritje pagash me 50%, brenda dy vitesh.

    Kreu i Sindikatës së Universiteteve, Sandër Kovaçi, tha se nëse nuk ka reagim nga qeveria, ata do të bojkotojnë nisjen e procesit shkollor në universitete.

    “Ja ku i keni pedagogët, 4-5 herë më tepër se në Fakultetin e Shkencave. Ne kemi kërkuar 50% rritje rroge. Ne do të presim edhe 13 ditë dhe në 17 ne nuk do të hyjmë në auditore për të filluar vitin e ri shkollor”, tha ai.

    Ai komentoi edhe deklaratata e ministres Evis Kushi, e cila sipas tij i ka cilësuar të drejta kërkesat e tyre, por ka shtuar se nuk ka para për t’i realizuar.

    “Shkencat luajnë me numrat. Numrat i bëjmë shifra dhe shifrat flasin. Ministrja shkoi sot në Universitetin Bujqësor. Ajo tha se; kërkesa tuaja janë minimaliste. Na tha; ‘unë jam si ju, se jam pedagoge, jam si ju dhe punoj për ju. Do të realizojmë atë që keni thënë’. Por në fund tha; ‘nuk ka lekë!’. Ne i thamë faleminderit. I thamë se radhën tjetër do takohemi përballë, me kamerat dhe në prani të Ramës”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark