Insajderi
Lajme

“Një vit e gjysmë qeveri, në pritje të ministrit të 3-të në shëndetësi”

Insajderi
06 October 2022 - 18:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Një vit e gjysmë qeveri, në pritje të ministrit të 3-të në shëndetësi”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas dorëheqjes së ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi ka reaguar i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së, ka thënë se pas një viti e gjysmë qeverisjes, Kosova është në pritje të ministrit të tretë të shëndetësisë, ndërkohë që ka vetëm 5% investime kapitale të realizuara.

“Një vit e gjysmë qeveri, në pritje të ministrit të 3-të në shëndetësi. Vetëm 5% investime kapitale të realizuara sivjet”, ka shkruar ai.

Ironikisht, Abdixhiku pyetur nëse për sukseset e munguara të qeverisë aktuale i kanë fajet 20 vitet e kaluara të qeverisjes.

“Fajet? 20 vjet? Paaftësi e papërgjegjësi!”, ka shkruar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark