Vizatoni emoji tuaja me Gboard 6.3 - Insajderi
×
Teknologji

Vizatoni emoji tuaja me Gboard 6.3

Insajderi
13 June 2017 - 09:01
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aplikacioni i tastierës së Google tashmë edhe më inteligjent. Gboard, një aplikacion për Android dhe iOS, erdhi ditën e sotme me veçori të reja si: vizatimi i emoji-ve tuaja si dhe dërgimi i shprehjeve.

Dy veçoritë e reja janë pjesë e inciativës së Google për të përdorur inteligjencën artifiale dhe bërë aplikacionet më inteligjente.

Ato janë të disponueshme aktualish vetëm në Android. Përditësimet ende nuk janë shfaqur në Google Play Store, por në orët në vijim do të shikoni aplikacionin të kalojë në versionin 6.3, shkruan PCWorld.

Google thotë se Gboard mbështet mbi 200 gjuhë. Mund ta shkarkoni duke klikuar në këtë lidhje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark