Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, vdes një 44-vjeçar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, vdes një 44-vjeçar

    Insajderi
    07 October 2022 - 08:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit sot në autostradën Tiranë-Durrës.

    Një makinë ka dalë nga rruga, e për rrjedhojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.

    Uniformat blu bëjnë me dije se viktima është një 44-vjeçar, i identifikuar me inicialet H.P, banues në lagjen nr.13 Durrës.

    Njoftimi i Policisë

    Durrës/Informacion paraprak

    Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, një automjeti me drejtues shtetasin H. P., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark