Bordi ndryshon çmimin e karburanteve, “kapërcen” nafta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Bordi ndryshon çmimin e karburanteve, “kapërcen” nafta

    Insajderi
    07 October 2022 - 14:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bordi i Transparencës ka vendosur sot që të rritë ndjeshëm çmimin e naftës.

    Bordi e ka çuar çmimin me pakicë të naftës në 245 lekë, me një rritje rekord prej 22 lekësh që nga fillimi i funksionimit të tij në mars të këtij viti. Në vendimin e fundit të datës 1 tetor, nafta ishte ulur në 223 lekë për litër.

    Me rritje është dhe benzina, që do të tregtohet me 204 lekë, nga 198 lekë që ishte në vendimin e 1 tetorit.

    Gazi do të tregtohet me 77 lekë për litër, nga 78 lekë që ishte deri tani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark