Vuçiq: Muajin tjetër nis procesi i pranimit të Kosovës në KE - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vuçiq: Muajin tjetër nis procesi i pranimit të Kosovës në KE

    Insajderi
    08 October 2022 - 14:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deklaroi se muajin e ardhshëm do të nisë procedura për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

    “Ajo që na pret është që më 2 apo 3 nëntor të fillojë procedura për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, po presin që anëtari hungarez të largohet nga Byroja e Komitetit të Ministrave dhe të zëvendësohet nga një anëtar lituanez dhe atëherë do të fillojnë procedurën që zgjat shumë, por me një rezultat të qartë që Kosova të hyjë në Këshillin e Evropës, nuk do të ushtrohej presion shtesë ndaj Serbisë”, tha Vuçiq.

    Lexo edhe:

    Qëllimi, siç tha ai, është që Beogradi të lejojë pavarësinë e Kosovës edhe në kuptimin formal.

    “Në këtë moment nuk ka vullnet në lidershipin serb dhe derisa të jem presidenti, nuk do të ketë vullnet për të pranuar pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB”, tha Vuçiq.

    Lexo edhe:

    Këto deklarata presidenti serb i bëri gjatë konferencës për media në Beograd.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark