Insajderi
Lajme

MINT: Po bëhen inspektime për çmimet e pompave termike, kalldajave, stufave e inverterëve

Insajderi
08 October 2022 - 20:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
MINT: Po bëhen inspektime për çmimet e pompave termike, kalldajave, stufave e inverterëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur se sot kanë kryer disa inspektime në disa operatorë operatorë ekonomik me qëllim të verifikimit nëse ka pasur manipulime dhe ngritje të çmimeve të pajisjeve, të cilat do të subvencionohen nga Qeveria e Kosovës.

MINT-i bëri të ditur se numri më i madh i inspektimeve u krye në komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Gjakovës, Mitrovicës dhe disa komuna më të vogla si Hani i Elezit, Dragash, Kaçanik etj

“Inspektorët e tregut kanë arritur të sigurojnë çmimet aktuale dhe i kanë detyruar operatorët ekonomik që të prezantojnë dokumentacionin e nevojshëm me ç’rast do të vërtetohet nëse ka ngritje të pajustifikueshme të çmimeve të pajisjeve në veçanti pompave termike, inverter, kalldaja, stufa etj”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera inspektorët e tregut kanë paralajmëruar për inspektime të vazhdueshme dhe do të ndërmerren masa për raste të tilla.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark