Insajderi
Lajme

Syla thumbon Gjeloshajn pas takimit me Kurtin: Nëse ju ndihmon malsorëve si Kosovës, pasket me marua

Insajderi
11 October 2022 - 21:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Syla thumbon Gjeloshajn pas takimit me Kurtin: Nëse ju ndihmon malsorëve si Kosovës, pasket me marua
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazetari Valon Syla thumboi këtë të martë përfaqësuesit politik shqiptar në Mal të Zi të cilët u takuan me shefin e ekzekutivit, Albin Kurti. I ‘këshilloi’ që të mos shpresojnë se kjo do të jetë ndihmesë politike për ta.


Thellimi i bashkëpunimit institucional ishte diskutimi kryesor gjatë takimit të Kurtit me kryetarin e komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, së bashku me zëvendësin e tij Ivan Ivanaj dhe kryetarin e kuvendit komunal, Fadil Kajoshajn.

Gazetari Syla në anën tjetër s’harxhoi fjalët e i ra çështjes drejtpërdrejtë, malësorçe, duke i ngacmuar për lobimin për vota tek kryeministri Kurti për zgjedhjet lokale në 13 komunat e Malit të Zi që mbahen me 23 tetor.

“Nese ju ‘ndihmon’ malsorëve si Kosoves pasket me marua. Rrafti ora!” shkroi Valon Syla duke shfaqur skepticizmin e tij rreth ndihmesës që ky takim mund t’i sjellë partisë Alternativës Shqiptare të Nik Gjeloshajt.

Syla më tej vazhdoi të tallet duke lënën të nënkuptohet se sipas tij punët nuk po iu ecin aq mirë këtij krahu tek erdhën në Prishtinë për këtë rast fotografimi me kryeministrin Kurti.

“N’daqit me i ndihmua vedid e Kosovës, merrne rrugs kah t’kthehni e qojani Dritanit ne Ulqin. Bela po ja shohim te tanë hajrin!”.

Syla i njohur për batutat e tija e shtoi edhe një tallje se gjoja se ‘sponsori’ i udhëtimit qenka i shumëpërfoluri ambasadori kosovar Martin Berisha që është paditur nga Agjencia Kundër Korrupsionit, e që u mbrojt me ngulm nga zyrtarë të lartë të qeverisë Kurti.

“Rrugen e ka pagua Martini me tomobil me strujë. Se Crna Gora je ekoloska drzava…”

Martin Berisha ishte raportuar se kishte marrë nënshtetësinë e Kosovës vetëm një ditë para se të shpallej ambasador i Kosovës, duke ngritur dyshime rreth procedurave të verifikimit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark