Këlliçi nxjerr e-mailin: Edi Ramës i anuluan darkën e punës, pas fjalimit arrogant dhe fyes në Këshillin e Europës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Këlliçi nxjerr e-mailin: Edi Ramës i anuluan darkën e punës, pas fjalimit arrogant dhe fyes në Këshillin e Europës

    Insajderi
    12 October 2022 - 22:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi pretendon se kryeministrit Edi Rama i është anuluar ftesa për darkë pune nga lidershipi i Këshillit të Europës.

    Sipas Këlliçit, shkak anulimin e ftesës është bërë “fjala e turpshme, arrogante dhe me tone fyese” e kryeministrit Rama, teksa paraqiti rezolutën kundër raportit të Dick Marty për pretendimet e paprovuara për krime lufte nga liderët e UÇK-së gjatë luftës në Kosovë.

    Postimi i Këlliçit:

    Ja ku e ka katandisur Edi Rama imazhin e Shqipërisë.

    Pas fjalës së turpshme, arrogante dhe me tone fyese sot ndaj eurodeputeteve, lidershipi i Këshillit të Europës tërheq mbrapsht dhe anullon ftesën për darkë pune drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë.

    Vendi ynë meriton më shumë, meriton një Kryeministër dhe qeverisje normale dhe jo një klloun e palaço cirku!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark