Aksident i rëndë në Itali, vdes 23-vjeçari shqiptar, shpëton mrekullisht vajza e tij 1-vjeçare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Aksident i rëndë në Itali, vdes 23-vjeçari shqiptar, shpëton mrekullisht vajza e tij 1-vjeçare

    Insajderi
    14 October 2022 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur së fundmi në Itali, teksa i ka marrë jetën një 23-vjeçari shqiptar në Itali.

    Mediat njoftojnë se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Nuvolerë, ndërsa viktima është identifikuar si Edi Berisha.

    Sipas raportimeve mësohet se Berisha po drejtonte një automjet tip Renault dhe së bashku me të ishte dhe vajza e tij 1-vjeçare, e cila për fat të mirë i ka shpëtuar aksidentit. Ajo menjëherë u dërgua në spital ku dhe po merr ndihmë mjekësore.

    Nga hetimet paraprake ka rezultuar se i riu shqiptar ka kaluar në korsinë e kundërt teksa po udhëtonte në drejtim të Salos. Në atë moment po vinte një kamion ku dhe janë përplasur me njëri tjetrin. Si pasojë e aksidentit mbeti i plagosur dhe shoferi i kamionit.

    Siç ndodh gjithmonë në këto ngjarje, shkruajnë mediat italiane, do të hapet  një çështje hetimore për aksident me pasojë vrasje. Automjetet e përfshira në aksident janë sekuestruar, ndërsa trupi i 23-vjeçarit është ende në dispozicion të organeve të drejtësisë.

    I riu më pak se një muaj më parë kishte mbushur 23 vjeç.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark