Edi Rama takohet me Fatmir Limajn, “Liria ka emër” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Edi Rama takohet me Fatmir Limajn, “Liria ka emër”

    Insajderi
    17 October 2022 - 17:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka takuar sot të parin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

    Rama është parë mjaftë i afërt me Limajn në fotografinë e publikuar në rrjetin social Facebook.

    “Liria ka emër”, është mbishkrimi që përdori Rama në këtë fotografi, duke shtuar edhe kafe me Fatmri Limajn.

    Duhet përkujtuar që Rama ka qenë mjaftë i zëshëm ndër vite në lidhje me gjykimet që po bëhen në Speciale, në drejtim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ai vazhdimisht ka folur për luftën e drejtë të UÇK-së dhe për vlerat e çlirimtarëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark