Po trondit shqiptarët, i riu bashkon dy 200 lekëshe dhe tregon simbolet që reflektojnë në dritë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Po trondit shqiptarët, i riu bashkon dy 200 lekëshe dhe tregon simbolet që reflektojnë në dritë

    Insajderi
    18 October 2022 - 21:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Videot në TikTok për disa persona janë kthyer në një mënyrë argëtimi dhe eksperimentesh që aplikohen nga përdoruesit e këtij aplikacioni masivisht. Ndodh që duke parë një video në TikTok të lind dëshira të rikrijosh atë që je duke parë, për të vërtetuar nëse qëndron apo jo.

    Kështu ka vendosur të bëjë edhe një i ri shqiptar i cili i ka ndarë me të gjithë shqiptarët ‘eksperimentin’ që ka bërë duke marrë shtysë nga një video në TikTok

    Ai ka treguar se pasi ka parë një video në TikTok ku dy kartëmonedha angleze bashkoheshin te pjesa e tejdukshme dhe formoheshin disa figura, vendosi ta provonte edhe vetë. I riu ka marrë dy kartëmonedha 200 lekëshe dhe kur i bashkoi te pjesa e tejdukshme u formuan disa figura të ngjashme me simbolet e iluminatit, të cilat mund t’i shihni në fotot e mëposhtme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark