Insajderi
Lajme

Arsimtari e goditi nxënësen me libër në hundë, drejtori i Arsimit në Dragash flet për Insajderin

Insajderi
19 October 2022 - 13:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arsimtari e goditi nxënësen me libër në hundë, drejtori i Arsimit në Dragash flet për Insajderin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë ditës së djeshme, një arsimtar i shkollës fillore ’28 Nëntori’ në fshatin Brodosanë të komunës së Dragashit, dyshohet se ka sulmuar fizikisht një nxënëse të klasë së tetë. Gazeta Insajderi ka kontaktuar me drejtorin e arsimit në komunën e Dragashit, Selim Kryeziu.

Kryeziu tha se nuk është në dijeni të plotë se si ka shkuar ngjarja, pasi informacionet e vetme janë që ai ka janë se arsimtari ka goditur nxënësen dhe se është intervistuar nga policia.

Ai tha se drejtori i shkollës nuk e ka njoftuar për këtë rast me çka do të marr edhe një vërejtje.

“Të gjitha informacionet si kam ende sepse jam me një seminar, dje kam marr informacionin, kam rezervuar disa informacione, mësuesi e ka goditur me libër, i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Drejtori nuk me ka lajmëruar fare për këtë, për ketë gjest do te marr një vërejte, sepse nuk e mora nga drejtori i shkollës, me duhet deklarata e arsimtarit, prindërve, pastaj te drejtorit dhe ne kemi komisionin“, tha Kryeziu për Insajderin.

Drejtori i arsimit gjithashtu tha se ky është rasti i dytë që ndodh në komunën e Dragashit. Rastet e këtij lloji drejtohen tek komisioni disiplinor në komunë nga ku edhe vendoset masa e përkohshme për mësimdhënësit.

“Ky është rasti i fyte qe po na ndodh, të gjithë materialin raportin e mjekut te policisë do i dorëzojmë tek komisioni disiplinor, do marrin një vendim deri ne vendimin e Gjykatës. Ne do presim nga gjykata, por do marrim masa si drejtori e arsimit, ndoshta te përkohshme. Rasti tjetër ka ndodh ne tjetër shkolle, është i suspenduar nga puna për 3 muaj për të njëjtin rast”, tha për fund Kryeziu.

Gazeta Insajderi, ditën e djeshme ka kontaktuar me policinë në rajonin e Prizrenit nga ku edhe u konfirmua ky rast.

“Kemi pranuar një rast të tille në Dragash, policia e ka marrë arsimtarin dhe ka intervistuar, pas vendimit të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, kurse ndaj tij është hapur rast penal për keqtrajtim dhe lëndim të lehtë trupor”, tha Byqtyqi për Insajderin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark