Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti ptha se është komod edhe nëse shkarkohet nesër, sipas tij ai ka bërë më të mirën e tij të mundshme për drejtimin e UP’së.
Në mënyrë që jetë i përkushtuar në udhëheqjen e UP-së, Sahiti tha se ka hequr dorë edhe nga ligjeratat e tij në fakultet.
“Unë jam shumë komod, sepse kam bërë më të mirën e mundshme, nuk kam kursyer asgjë për me drejtu UP. Mos harroni që nga dita e parë kom heqë dorë nga të gjitha orët, që me rregullore më takojnë, isha pagu ekstra, port ë gjitha i kam lënë që t’i përkushtohem në tërësi UP’së”, tha Sahiti në T7.
Ai shtoi se reagimet e opinionit e bëjnë të ndihet mirë sepse sipas tij ai ka bërë punë të mirë në ato rrethana.
Nuk jam pishman fare në atë aspekt, reagimet në opinion më bëjnë të ndihem mirë se megjithatë është kuptu mesazhi që puna është bërë në punën më të mirë që ka mujt me u bo në ato rrethana”, tha Sahiti.