Insajderi
Lajme

Konfirmohet lista e shteteve pjesëmarrëse në “Eurovision 2023”, vendet që hoqën dorë

Insajderi
21 October 2022 - 09:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Konfirmohet lista e shteteve pjesëmarrëse në “Eurovision 2023”, vendet që hoqën dorë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) ka shpallur ditën e sotme 37 vendet që do të konkurrojnë në Eurovision Song Contest 2023. Kështu, Ukraina (fituesja në fuqi) dhe 5 vendet e mëdha (Gjermania, Franca, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar) janë kualifikuar automatikisht për finalen e madhe që do mbahet më 13 maj 2023. 31 vendet e tjera do të garojnë në dy gjysmëfinaleT.

Edicioni i 67-të është vendosur të organizohet në Liverpool, Angli, pasi në Ukrainë është e pamundur të realizohej për shkak të luftës; ndërsa organizatori i eventit është BBC. Kujtojmë që nga konkursi i rëndësishëm muzikor janë tërhequr siç e dini tashmë Mali i zi dhe Maqedonia e Veriut, për shkak të mos përballimit të kosove dhe së fundmi edhe Bullgaria.

Martin Österdahl, mbikqyrësi ekzekutiv i Eurovizion u shpreh:

Mirëpresim me padurim artistët nga 37 vendet në Liverpool, qytetin e pop-it, majin e ardhshëm. Konkursi i vitit të ardhshëm premton të jetë një konkurs ekstra i veçantë dhe ne po punojmë shumë me BBC-në tani për të siguruar që qindra milionë shikues do të shijojnë konkursin më të mirë të këngës në Eurovizion, me Ukrainën në qendër të ngjarjes.”

Shqipëria mesa duket ka konfirmuar pjesëmarrjen.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark