Ambasada britanike me thirrje për shqiptarët që nisen me gomone drejt Anglisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Ambasada britanike me thirrje për shqiptarët që nisen me gomone drejt Anglisë

    Insajderi
    22 October 2022 - 08:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada britanike në Tiranë, përmes një postimi në Facebook, i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të cilët ndërmarrin rrugë të rrezikshme me gomone drejt Britanisë.

    Ambasada ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë të mos rrezikojnë pasi mund të humbasin edhe jetën si pasojë e kushteve të motit.

    “Duke u përpjekur për t’u larguar nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar mund të humbësh edhe jetën nga kushtet e rrezikshme të motit. Mos rreziko!”, shkruan ambasada.

    Ky paralajmërim vjen pasi në mediat britanike raportohen pa fund raste të shqiptarëve që mbërrijnë ilegalisht në vend, kryesisht me anë të udhëtimit me gomone. /Abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark