Drejtori ekzekutiv i ICK-së, Uranik Begu, ka reaguar kundër Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që po mbahet sot në Prishtinë me organizim të presidentes Vjosa Osmani.
Ai tha se të organizosh një konferencë për gratë dhe rolin e tyre në paqe e të mos ftosh gratë që ka dhënë kontribut para, gjatë dhe pas luftës nuk i bën nder Kosovës,
“Me u organizu ne Kosove një konference per gra & rolin e tyre ne paqe, dhe mos me ftu as si mysafire gratë dhe vajzat me kontributin me te çmuar para, gjate & pas luftës, si shembull te dëshmuar në botë, nuk i bon nder Kosovës si nikoqire, por edhe historinë nuk e rishkruan”, ka shkruar Begu në ‘twitter’.
Begu s’ka dhënë emra të veçantë të ndonjë gruaje që s’është ftuar, duke thënë se numri i tyre është shumës.