Kërkohej në të gjithë Europën, 34-vjeçari shqiptar pjesë e bandës “Stelvio” arrestohet në Hungari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Kërkohej në të gjithë Europën, 34-vjeçari shqiptar pjesë e bandës “Stelvio” arrestohet në Hungari

    Insajderi
    22 October 2022 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 34-vjeçar me origjinë shqiptare që ishte në kërkim në të gjithë Evropën prej më shumë se një viti, u arrestua me fletë-arrest evropian në Hungari teksa kalonte kufirin me Serbinë.

    Kanë qenë karabinierët e Njësisë Hetimore Verbania, në maj të 2021-shit, ata që çmontuan “bandën Stelvio”, e pagëzuar e tillë sepse përdorte gjithmonë të njëjtën makinë për të kryer vjedhje.

    Veprat penale që banda kishte kryer u llogaritën mbi 60, përfshirë vjedhjet dhe grabitjet në shtëpi. Banda ishte çmontuar në maj 2021, me lëshimin e urdhrave të paraburgimit në burg. Ky ishte anëtari i fundit i bandës që u arrestua.

    34-vjeçari shqiptar tashmë është dërguar në burgun e Italisë, ku do të duhet të përgjigjet për akuzat e ngritura ndaj tij./albeu.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark