Insajderi
Insajderi

Martohet anëtari i PDK-së me shefen e stafit të Bislimit nga VV

Insajderi
22 October 2022 - 17:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Martohet anëtari i PDK-së me shefen e stafit të Bislimit nga VV
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Andin Hoti, djali i veprimtarit Ukshin Hoti dhe anëtari i PDK-së, sot i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me Kaltrina Zekën

Me kostumet e tyre të martesës ata dolën në rrugën “Rexhep Luci” në kryeqytet, derisa nuk mungonte edhe flamuri kombëtar dhe tupanët.

Çiftit të ri duket se nuk i kanë bërë përshtypje bindjet e ndryshme politike. Teksa Andini Hoti është anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së, Kaltrina Zeka është shefe e stafit të zëvendëskryeministrit që vjen nga Vetëvendosje, Besnik Bislimi.

Megjithatë, ata e bënë publike edhe fejesën e tyre qysh në korrik të këtij viti, kur Andini i bëri Kaltrinës një propozim shumë të veçantë martese.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark