Insajderi
Insajderi

Prokurorja Hajdari: Sfidë e madhe zbulimi dhe hetimi i dhunës seksuale gjatë luftës

Insajderi
23 October 2022 - 11:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prokurorja Hajdari: Sfidë e madhe zbulimi dhe hetimi i dhunës seksuale gjatë luftës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokurorja Drita Hajdari në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë ka folur në lidhje me dhunën seksuale gjatë luftës.

Ajo u shpreh se dhuna seksuale gjatë luftës është barrë që e ngarkon shoqërinë.

Hajdari shtoi se ende nuk ekzistojnë statistikat reale për numrin e personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë.

Sipas saj zbulimi, regjistrimi dhe hetimi i këtyre krimeve është një sfidë e madhe.

“Krimet e luftës, në mesin e të cilave, dhuna seksuale gjatë luftës është një barrë e cila e ngarkon shoqërinë tonë. Është një çështje që pas luftës është fol me një dozë turpi, me një dozë përshpërimi dhe çka ka ndodh në Kosovë. Mirëpo fal shoqërisë civile dhe institucioneve tona të cilat filluan t’i trajtojnë këto raste, dhuna seksuale gjatë luftës doli nga errësira, mirëpo ende nuk ekzistojnë statistikat reale për numrin e personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë dhe akoma para prokurorisë speciale është një sfidë e madhe për zbulimin, regjistrimin dhe hetimin e këtyre krimeve”, u shpreh ajo.

Çka e ka vështirësuar punën e prokurorëve pas luftës ka qenë fakti se nuk u lejuan t’i ndjekin këto vepra penale.

Prokurorja u shpreh se janë diku  rreth 900 lëndë dhe rreth 2 mijë dosje për të zhdukurit.

“Ajo që e vështirësoi punën tonë, që mori shumë kohë ishte fakti që pas luftës, neve prokurorëve vendor nuk ka është lejuar që t’i ndjekim këto vepra penale, kjo punë i është besuar fillimisht UNMIK-ut, pastaj EULEX-it. Kanë bërë shumë pak, fatkeqësisht shumë pak dhe përkundër mundësive të cilat i kishin si dy misione të fuqishme për sundimin e ligjit, në këtë fushë kanë mbetur një numër i madh i lëndëve të mbetura pas përfundimit të misionit të EULEX-it, të cilat janë  diku rreth 900 lëndë dhe rreth 2 mijë dosje për të zhdukurit”, u shpreh tutje ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark