Sërish alarm për bombë në disa shkolla të mesme në këtë qyte, policia evakuon godinat dhe kontrollon zonën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Sërish alarm për bombë në disa shkolla të mesme në këtë qyte, policia evakuon godinat dhe kontrollon zonën

    Insajderi
    27 October 2022 - 18:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tjetër alarm për bombë është dërguar gjatë ditës së sotme në disa shkolla të mesme në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

    Lajmin e ka konfirmuar drejtori i gjimnazit “Orce Nikolov”, Mitko Dimovski, i cili tha se pasditen e sotme kanë marrë edhe një e-mail me kërcënim për bombë.

    “Mesazhi i sotëm është dërguar nga një tjetër adresë emaili, por sërish është për shtatë apo tetë shkolla. Fëmijët u liruan nga shkolla dhe u thirr policia. Diçka duhet bërë seriozisht, nuk mund të ndërpritet mësimi çdo ditë”, tha Dimovski.

    Ndërkohë që të njëjtat emaile janë dërguar edhe ditën e djeshme në 8 gjimnaze të ndryshme në Shkup, gjë që ka çuar në evakuimin e nxënësve. Pas kontrollit të ushtruar në godinat përkatëse ka rezultuar se kanë qenë të rreme, ndërkohë policia po punon për zbardhjen dhe kapjen e autorit të ktyre emaileve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark