Insajderi
Insajderi

Çështja e targave – Haki Abazi del me deklaratë se a duhet të shtyhet afati

Insajderi
28 October 2022 - 10:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Çështja e targave – Haki Abazi del me deklaratë se a duhet të shtyhet afati
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi ka thënë se afati për targat duhet të shtyhet deri në dhjetor.

Si afat të fundit Abazi ka përmendur 31 dhjetorin e këtij viti, në mënyrë që sipas tij, të zhvillohet procesi i Berlinit si dhe mos të ketë tensione në veri të vendit.

Ngase siç thotë ai 3 nëntori është një datë e një rëndësie të veçantë.

“Pas një procesi 10 vjeçar të një dialogu që ka prodhuar shumë pak, në anën tjetër e  kemi Serbinë që ka qëndruar me Rusinë, jemi në një udhëkryq shumë të madh, 3 nëntori është një datë e një rëndësisë së veçantë dhe e vendos rajonin në binaret drejt integrimit Evropian”.

Megjithëse Abazi thotë se pozicioni i Kosovës për targat është i drejtë dhe i merituar.

“Pozicioni ynë për targat sot në parim është i drejtë dhe i merituar. Më shumë se sa targat e serbëve na duhet lëvizja e lirë e qytetarëve tanë. Më shumë se tri dekada qytetarëve tanë i është ndaluar udhëtimi në drejtim të Bosnje Hercegovinës”.

Propozimi i tij vjen si pasojë e pamundësimit të tensioneve në Veri.

“Propozojë afati për targat të shtyhet deri më 31 dhjetori dhe në këtë mënyrë pamundësojmë tensionet në veri të vendit. Është e rëndësishme që ne ta shtyjmë datën deri më 31 tetor dhe t’i lëmë hapësirë procesit të Berlinit”. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark