Vrau bashkëfshatarin pas sherrit për prona, arrestohet pas dy muajsh autori - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Vrau bashkëfshatarin pas sherrit për prona, arrestohet pas dy muajsh autori

    Insajderi
    29 October 2022 - 09:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vrau me thikë bashkëfshatarin e tij, Safet Hyskollarin, në fshatin Gështenjas të Pogradecit, arrestohet autori Fatmir Manellari gati dy muaj pas ngjarjes. Autori është vënë në pranga mbrëmë në Pogradec, sapo u kthye në shtëpinë e tij në fshatin Zagorcan.

    Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 7 shtator.  Sipas dëshmitarëve okularë të ngjarjes, viktima Safet Hyskollari, po bënte rehabilitimin e rrugës nëpërmjet të cilës futej ne banesë dhe kishte vendosur disa tubo shkarkimi për të cilat autori Fatmir Manellari ka pretenduar se ishin futur në tokën e tij. Kaq ka mjaftuar që të niste një konflikt verbal mes tyre ku në nxehje e sipër autori 63-vjeçar e ka qëlluar katër herë me thikë komshiun e tij, duke i shkaktuar vdekjen.

    Banorë të zonës shprehen se nuk kishin dëgjuar asnjëherë konflikt të mëparshëm mes viktimës dhe autorit. Ngjarja ka qenë shumë e papritur edhe për familjen e autorit, të cilët e kanë marrë vesh lajmin nga gazetarët që kishin shkuar në vendngjarje./albeu.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark