Insajderi
Insajderi

Goditi për vdekje 65-vjeçarin në derën e shtëpisë, arrestohet autori 

Insajderi
29 October 2022 - 11:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Goditi për vdekje 65-vjeçarin në derën e shtëpisë, arrestohet autori 
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Autori i dyshuar i vrasjes së 65-vjeçarit në Pogradec, ngjarje e ndodhur në 7 shtator është arrestuar këtë të shtunë.

Sipas njoftimit të policisë së Shtetit, është lokalizuar si dhe është kapur autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 07.09.2022, në fshatin Gështenjas, ku mbeti i vrarë me mjet prerës (thikë), një 65-vjeçar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 07.09.2022, në fshatin Gështenjas, Pogradec, ku mbeti i vrarë me mjet prerës (thikë) shtetasi S. H., mbështetur me inteligjencë operative, si dhe falë veprimeve të mirorganizuara në kuadër të operacionit “Lokalizimi”, kapën dhe ndaluan autorin e dyshuar, të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje, shtetasin: – F. M., 63 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin S. H., 65 vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarja”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark